E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Lajme

OBSH ngre alarmin: 4 shurupe për fëmijë nën standarde, mund të çojnë deri në vdekje

OBSH ka ngritur alarmin për 4 shurupe për fëmijë të cilët kanë rezultuar të kontaminuara.

Katër produktet mjekësore janë solucioni Oral Promethazine, shurupi i kollës për fëmijë Kofexmalin, shurupi i kollës për bebe Makoff dhe shurupi Magrip N Cold.

Analiza laboratorike e mostrave të secilit prej produkteve konfirmon se ato përmbajnë sasi të papranueshme të dietilen glikolit dhe etilen glikolit si ndotës. Deri më sot, këto katër produkte janë identifikuar në Gambia, por mund të jenë shpërndarë, nëpërmjet tregjeve informale, në vende ose rajone të tjera.

Vdekja e dhjetëra fëmijëve në Gambia nga dëmtimet e veshkave mund të lidhet me shurupin e kontaminuar kundër kollës prodhuar nga një kompani indiane e barnave, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas OBSH, kompania prodhuese ende nuk ka reaguar lidhur me sigurinë dhe cilësinë e këtyre produkteve.

Dietilen glikol dhe etilen glikol janë toksike për njerëzit kur konsumohen dhe mund të jenë fatale.

Efektet toksike mund të përfshijnë dhimbje barku, të vjella, diarre, pamundësi për të urinuar, dhimbje koke, gjendje mendore të ndryshuar dhe dëmtim akut të veshkave që mund të çojnë në vdekje.

Të gjitha grupet e këtyre produkteve duhet të konsiderohen të pasigurta derisa të mund të analizohen nga Autoritetet Rregullatore Kombëtare përkatëse.

Produktet nën standarde të referuara në këtë sinjalizim janë të pasigurta dhe përdorimi i tyre, veçanërisht te fëmijët, mund të rezultojë në lëndime serioze ose vdekje.

OBSH kërkon që të zbulohen dhe të hiqen nga qarkullimi këto produkte nën standarde për të parandaluar dëmtimin e pacientëve.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑