“Nuk paguajne kafet” Korreshi: Shumica e kolegëve të mi “harrojnë” portofolin në shtëpi

Në një emision televiziv deputeti demokrat, Saimir Korreshi, tha se sheh një mungesë dëshire të kolegëve të vet për të paguar në lokale. Korreshi tha se puna e deputetit të detyron shpesh të ulesh në kafene, por shumica e kolegëve të tij “harrojnë” të marrin portofolin.

Harrojnë të paguajnë. Deri te kafja në Parlament që është 60 lekë, jemi në rregull. Jeta e politikanit të detyron të ulesh në shumë tavolina, dhe ta bësh si këta kolegët që harrojnë të marrin portofol, njerëzit ta mbajnë mend dhe thonë që “erdhi ky që nuk paguan lekë”.

Të Fundit