E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Aktualitet

Nuk marrin KEMP-in prej dy muajsh, invalidët në Elbasan hyjnë në grevë urie

Përshkallëzohet protesta e personave me aftësi të kufizuara në Elbasan. Sot ata kanë vendosur që të nisin grevën e tyre të urisë.

Sipas gazetarit të Klan News Fatos Salliu, ata janë shprehur se KEMP-et e tyre janë ndaluar prej 2 muajsh, ndërsa shteti sipas tyre nuk u ka dhënë asnjë përgjigje për ndalimin e pagesave. Janë rreth 160 persona me aftësi të kufizuara në Elbasan, të cilët nuk kanë marrë KEMP-in e tyre.

Prej ditësh ishin në pritje të një përgjigje nga instancat përkatëse, ndërsa për këtë arsye, rreth orës 09:30 minuta hynë në grevë urie. Vendimet e fundit të “Komisioni Epror Mjekësor” kanë prekur një numër të konsiderueshëm të personave me aftësi të kufizuara në të gjithë Shqipërinë.

“Komisioni nuk i ka parë dosjet tona dhe u bë një javë tjetër pa përgjigjie dhe tani jemi futur në grevë urie bashkë me kolegët e mi”-u shpreh një nga përfaqësuesit e grevës.

Në bazë të VKM-së nr.78 persona të cilët kanë dëmtime definitive, pa perspektivë përmirësimi të gjendjes shëndetësore, deklarohen invalidë të përjetshëm dhe nuk duhet të paraqiten pranë Komisionit Mjekësor Epror./tvklan.al

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑