Nuk ka patur kurre patente, e hedhin dy here ne gjyq per aksident! – Stop
KLIPET

Nuk ka patur kurre patente, e hedhin dy here ne gjyq per aksident!

Ndodhemi në Bulevardin Blu në zonën e Kamzës, pasi në vitin 2017 në këtë zonë janë shkaktuar dy aksidente, ku janë dëmtuar dy automjete. Personi, i cili i ka shkaktuar këto aksidente është Leonard Nuka. Në fakt, në redaksinë tonë është drejtuar një zotëri me emrin Leonard Nuka, i cili thotë, se duhet të paguajë një shumë prej 1 milionë e 200 mijë lekësh të vjetra, por që prentendon, se nuk ka lidhje me aksidentet.Leonardi ynë, nga qyteti i Beratit, tregon, se në vitin 2020 i vjen një fletë –thirrje për gjyq nga Kompania Eurosig, në të cilën thuhej, se duhet ta paguante një shumë prej 800 mijë lekësh të vjetra, pasi kishte shkaktuar një aksident në zonën e Kamzës. Ndërkohë që makina, që i kishte shkaktuar ishte në emër të Brilant Nuka dhe drejtuesi quhej Leonard Nuka. Ai thotë se nuk e njeh personin që ka automjetin dhe ai vetë nuk ka patur kurrë patentë. Tashmë paraqitet kot nëpër gjyqe, duke kërkuar të sqarohet njëherë e mirë.Por kur priste zgjidhje, në 27 maj 2021 i vjen një fletë thirrje tjetër për gjyq po nga kompania Eurosig për një shumë tjetër, që duhet të paguajë për një aksident të ndodhur po në Kamëz, në bulevardin Blu dhe po me të njëjtën makinë në emër të Brilant Nuka. Makina e dëmtuar ishte në emër të Armand Milloshi. Nga një verifikim i thjeshtë në sistem rezulton, se me numrin e patentës së drejtuesit të automjetit, del një emër Leonard Nuka, por atësia është Petrit, ndërsa Leonard Nuka i cili është drejtuar në “Stop” e ka emrin e babait Ikbal. Me këto të dhëna jemi drejtuar në kompaninë e Sigurimeve Eurosig, ku drejtoresha juridike shpjegon, se procedura e ndjekur është bërë në bazë të sistemit të gjendjes civile ku figuronte vetëm një Leonard Nuka nga qyteti i Beratit. Pas interesimit tonë, ajo thotë, se u verfikua dhe rezulton, se Leonard Nuka i cili ka shkaktuar aksidentin mesa duket kishte ndryshuar emrin në Ferdinand. Zonja shprehet, se padia do të tërhiqet ndaj zotit Leonard Nuka nga qyteti i Beratit dhe i kërkohet shumë ndjesë për shqetësimet e sjella.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *