“‘Nuk ka me fonde” bashkia le shtepinë pa tavan dhe dritare. – Stop
KLIPET

“‘Nuk ka me fonde” bashkia le shtepinë pa tavan dhe dritare.

Ndodhemi në fshatin Syzezë në Urën Vajgurore. Agim Hasanaj prej kushteve të vështira, ka kërkuar t’i ndërtohet një shtëpi, e cila filloi nga Bashkia në vitin 2017, por nuk përfundoi kurrë.Shtëpia sot është pa dritare, pa dyer dhe pa tavan. Agimi thotë, se nga kryetarja e bashkisë, i është thënë, se nuk ka më fonde. Në këtë gërmadhë jetojnë 6 veta dhe një fëmijë i vogël një muajsh me kempin e djalit 100 mijë lekë të vjetra.Jemi drejtuar në bashkinë e Urës Vajgurore dhe kemi komunikuar me punonjësen e sektorit të të pastrehëve. Ajo thotë, se rindërtimi i shtëpisë së Agim Hasanajt ka nisur në vitin 2017 me ndihma të donatorëve dhe nuk ka patur më fond, për ta përfunduar. Në mbledhjen e të martës, objekti mund të miratohet për përfundim.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *