E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Lajme

“Nuk jam i dërguari i Zotit në tokë, PS nuk është as kishë a xhami, por …”, Rama: 25 prilli dita e….

TIRANË

Në fjalën e tij, në prezantimin e programit “Drejtësia që duam” kreu i qeverisë u shpreh se 25 prilli është dita e udhëkryqit të madh për fatin e drejtësisë. Rama theksoi se PS nuk është as kishë e as xhami është një mision që vazhdon pa u ndalur i pa krahasueshëm me të tjerët në fushën e ndeshjes.

“Ju na keni dhënë një mbështetje të madhe dhe mund të keni shkaqe të drejta për t’u ndjerë të zhgënjyer, mund të jeni të pamotivuar të dëgjoni për gjëra që kemi bërë apo do bëjmë sepse vajza, shoku apo shoqja juaj ka ikur nga Shqipëria pasi nuk e gjeti atë që kërkoi këtu, apo sepse rruga mund të jetë akoma sic ishte që kur nuk mbahet mend, apo se nuk keni ujë 24 orë e dritat mund të ikin akoma.

25 prilli është dita e udhëkryqit të madh për fatin e drejtësisë që të gjithë duam. Nuk jam i dërguari i Zotit në tokë, as ëngjëll nuk jam. PS, unë vetë nuk jemi një zgjidhje ideale në këtë udhëkryq, nuk jemi pa të meta, janë sa të duash njerëzit e zakonshëm të këtij vendi që të paktën një herë nuk e kanë marrë shërbimin që kanë kerkuar. Nuk jemi as pyll pa derra, se batakçinj e pisanjos ka pasu e ka akoma, në zyrat e këtij shteti, por PS nuk është as kishë e as xhami është një mision që vazhdon pa u ndalur i pa krahasueshëm në fushën e ndeshjes.”- u shpreh Rama ndërsa komentoi edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve ndaj qeverisë që ai drejton.

“Shumë kush nuk e kupton pse partnerët tanë bëjnë deklarata pro qeverisë apo pro meje. Nuk kanë ata asnjë arsye të marrin anë dhe nuk është në karakterin e tyre. Ka vetëm një arsye të madhe e të qartë për mbështetjen e tyre, që shpesh përqeshet si mbështetje për ne: Reforma në drejtësi dhe e ardhmja e drejtëisisë në Shqipëri. Gjërat po lëvizin jo aq shumë e shpejt, sa do të dëshironit, por po lëvizin. SPAK është futur në lëvizje.” – vijoi Rama ndërsa mori si shembull, rastin e gjyqtares Enkeleda Hoxha si edhe të kardiokirurgut Edvin Prifti.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑