“Nuk i dihet kur mbarojnë punimet”, Qyteti Studenti pa tualete, studentet ankohen!

Jemi në Qytetin Studenti, pas denoncimit të ardhur për godinën 13, ku janë sistemuar vajza dhe djem bashkë. Më parë ishte folur për një rikonstruksion të tualeteve në verë, por ky rikonstruksion nisi në dhjetor. Tashmë vajza dhe djem duhet të përdorin tualete të përbashkëta në cdo kat.Ne verifikuam situatën dhe pamja ishte si në mesjetë.Përgjegjësja e godinës e pranon këtë gjendje, me motivin, se po bëhen punime.Edhe Administrata e Qytetit Studenti shpjegon, se për shkak të rikonstruksionit, studentët po shpërngulen në dhoma të tjera.Madje në një komunikim me një vajzë të re, nga administrata thuhet, se nuk dihet, se kur do të mbarojnë punimet.

Të Fundit