“Nuk do ta nënshkruaja njohjen e Kosovës”, Kryeministrja serbe: Shansi historik për kompromis,por BE…. – Stop
Bota, Të Gjitha

“Nuk do ta nënshkruaja njohjen e Kosovës”, Kryeministrja serbe: Shansi historik për kompromis,por BE….

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, beson është e mundur një marrëveshje historike midis Kosovës dhe Serbisë, por thotë se për këtë duhen udhëheqës të guximshëm dhe me vizion. Ajo thotë se, si kryeministre, nuk do ta nënshkruante njohjen e pavarësinë e Kosovës.

Sipas mediave serbe kryeministrja u pyet nëse do të nënshkruante njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke u përgjigj shkurt: “Jo”.

Sipas saj në këtë fazë, BE dhe SHBA nuk kanë thënë se nuk ka anëtarësim në BE pa njohjen e Kosovës, por se nuk ka anëtarësim pa një zgjidhje afatgjatë të çështjes së Kosovës.

Brnabiç theksoi se Serbia është e angazhuar për zgjidhjen e konfliktit të ngrirë dhe se interesi i vendit tonë është paqja dhe stabiliteti, si dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

“Gjetja e një kompromisi që do të siguronte paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm dhe rruga jonë evropiane janë në interesin e Serbisë, sepse ato do të sigurojnë që ne të vazhdojmë të forcohemi ekonomikisht”, tha kryeministrja e Serbisë.

“Është e mundur që ne të humbasim shansin historik për shkak të kësaj, i cili nuk do të na shfaqet përsëri për një kohë të gjatë. Megjithatë shpresoj se nuk do të ndodhë”, tha Brnabiç.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *