Nis maratona e Tiranës, Veliaj: Qyteti me 144 nacionalitete është një derë e hapur – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Nis maratona e Tiranës, Veliaj: Qyteti me 144 nacionalitete është një derë e hapur

Tirana zhvillon sot maratonën e qytetit, një nga aktivitetet më të mëdha sportive të vitit. Gara që mbahet për të 5 vit (me dy vite mungese për shkak të pandemisë) ka një gjatësi prej 42 km, ndërkohë që sikurse është bërë me dije në qytet do të jetë i limituar trafiku i mjeteve deri në orën 17:00.

Në fjalën e tij, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, kujtoi se një nga iniciativat e kësaj maratone është edhe “Vrapo me refugjatët”, ndërsa njoftoi se në garë ka edhe shtetas afganë, të cilët me shumë gjasë do të vijojnë të qëndrojnë në Shqipëri.

“Ndoshta është shenja më e bukur e një Tirane që do t’i rikthehet jetës aktive.  Një nga iniciativat është “Run ëith refugees”, që na tregojnë se jemi një vend i hapur dhe mikpritës, që nuk harrojmë nga vijmë. Dje takova miq nga Afganistani, me gjasë do vazhdojnë të jenë këtu, sepse qyteti me 144 nacionalitete është një derë e hapur”, tha Veliaj.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *