Djali i Erdogan: Europa nuk do të ekzistojë më

Djali i presidentit turk Rexhep Taip Edrogan, në një dalje para mbështetësve të partisë AKP në pushtet, është shprehur se Europa po kalon një anë të errët dhe se do të pushojë së ekzistuari.

Gjatë fjalimit, i cili është përkthyer në anglisht nga gazetari Abdullah Bozkurt, djali i presidentit turk ka theksuar se ai është ekspert I çështjeve të Europës dhe ka mbrojtur doktoraturën me këtë tezë.

“Nuk ka asnjë në Evropë që meriton të quhet udhëheqës. Të gjithë janë kthyer në komikë. Edhe Amerika aktualisht po diskuton çështje shumë serioze dhe po përballet me vështirësi serioze. E ardhmja e Europës është e zymtë. Fusha ime e ekspertizës është Europa dhe kam mbrojtur edhe doktoraturën për këtë. Europa nuk do të ekzistojë më”, thotë djali i presidentit në video.

Të Fundit