SPAK kërkon një vit burg për ish-kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj.
Ismailaj akuzohet për falsifikimin e formularëve, pasi dyshohet se ka fshehur një dënim që e ka marrë në shtetin grek për dhunë në vitin 1998.
Në formularin e deklarimit, dyshohet se ai e ka fshehur këtë dënim.
SPAK nisi hetimet ndaj ish-kryebashkiakut socialist pas denoncimit të Partisë Demokratike.