“Kohë kritike për reformën në drejtësi”, porosia e Kim për gjyqtarët e GJKKO-së – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

“Kohë kritike për reformën në drejtësi”, porosia e Kim për gjyqtarët e GJKKO-së

“Shqipëria nuk ka parë kurrë që zyrtarë të tillë të lartë të shpallen fajtorë me vendime përfundimtare. Kjo është një kohë kritike për reformën në drejtësi. Kriminelët po e ndjejnë presionin”.

Kështu është shprehur ambasadorja amerikane Yuri Kim gjatë takimit me gjyqtarët e Gjykatës  së Posaçme të Shkallës së Parë.

Ajo u shpreh se duke qenë se drejtësisa po vepron, ndërkohë gjyqtarët duhet të rezistojnë akoma edhe më shumë presioneve që mund të vijnë nga kriminelët.

“Kjo do të thotë se përpjekjet e tyre do të jenë edhe më intensive dhe ju duhet të rezistoni. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe populli shqiptar nuk duan që gjykata të kthehet në mënyrat e vjetra. Le të sigurohemi që ato kohë të mbeten në të kaluarën, njëherë e përgjithmonë”, u shpreh ambasadorja.

Po ashtu ambasadorja i përgëzoi gjyqtarët për punën e palodhur dhe përkushtimin e tyre.

Takimi ka zgjatur një orë dhe është zhvilluar në ambientet e SPAK.

Ky është takimi i parë zyrtar që ambasadorja ka zhvilluar me gjyqtarët e kësaj strukture.

Pak ditë më parë ambasadorja Kim, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, u shpreh se  është në dijeni të disa përpjekjeve për të joshur apo frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, në mënyrë që të mos ketë ndëshkime për më të fuqishmit.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *