Një embrion pa prindër? Parashikimi i inxhinierit: Robotët do të lindin fëmijë

Një diskutim u zhvillua në Euronews Albania sa i takon shkencëtarëve që kanë rritur një entitet që i ngjan shumë një embrioni të hershëm njerëzor, pa përdorur spermë, vezë apo mitër.

Inxhinieri biomjekësor, Ermand Mertenika deklaroi se me këto risi ka ardhur koha që robotët të lindin fëmijë.

“Ju kujtohet roboti që ishte e dashura e Elon Musk, që u bë virale te The Guardians apo New York Times? Tashmë ky embrion që është krijuar, mund të futet brenda një mitre artificiale të krijuar pak më parë, kjo motra artificiale do të implementohet te roboti, pra që do të thotë do kemi fëmijë nga një robot,” – u shpreh Mertenika.

Sipas tij robotët po na dominojnë dhe gjithçka që mund të ndodhë është probabilitare.

Të Fundit