Një 39-vjeçar me dy identitete u qëllua me breshëri automatiku, si ndodhi ekzekutimi te “Kodra e Diellit” mesnatën e së dielës

Briken Sanaj u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mesnatën e 30 tetorit. Ngjarja e rëndë ndodhi te “Kodra e Diellit” në kryeqytet. Disa orë pas vrasjes, një automjet u gjet nga policia në Qafë Kashar. Sipas policisë, bëhet fjalë për automjetin që u përdor nga ekzekutorët e 39-vjeçarit.

Mbrëmjen e së dielës, Sanaj u qëllua nga një automjet në lëvizje me breshëri kallashnikovi. I plagosur, 39-vjeçari u dërgua nga banorët e zonës në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.

39-vjeçari ka marrë 3 plumba në fytyrë.

Në të gjitha dokumentet që ju gjetën me vete emri i viktimës është Briken Sanaj, megjithatë, ai njihet nga rojet private te Kodra e Diellit si Anton Gjini dhe kishte më shumë se një vit që ishte rezident te “Kodra e Diellit.”

DINAMIKA

Viktima kur ka mbyllur makinën te garazhi. Më pas është qëlluar me kallashnikov tre here nga automjeti tip “Benz” që u gjet duke u djegur. Policia gjeti në vendngjarje gëzhojat e plumbave me të cilat u qëllua ndaj 39-vjeçarit. Brenda automjetit që po digjej u gjet edhe arma e zjarrit, një kallashnikov.

Të Fundit