E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
U ekzekutua në oborrin e banesës, Policia reagon për atentatin në familjen Hasani, gjendet e djegur makina e autorëve STOP-EMISIONI 52(Sezoni 12) 20 Nentor 2026-E pabesueshme, femije kopshti e filloreje bejne 2 km ne rruge makine per te shkuar ne shkolle STOP-EMISIONI 51(Sezoni 12) 19 Nentor 2026-Denoncime per mashtrim e falsifikim, ne pranga noterja Haxhiu dhe dy zyrtaret bashkepunetore Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi! 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident, plagosen edhe 3 fëmijë “Seksi më i shtrenjtë që nga koha e Helenës së Trojës”, senatori amerikan tallet me skandalin e shefit të Nvidia-s: Shpresoj ta ketë shijuar Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet
Aktualitet

Nis vaksinimi masiv, Rama: Dita më e bukur e jetës sime politike, më tepër se sa çdo fitore zgjedhore

Nisjen e vaksinimit masiv të të moshuarve mbi 70 vjeç, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një nga ditët më të bukura të jetës së tij politike.

Gjatë fjalës së tij nga ceremonia e firmosjes së kontratave të banesave me banorët e Kombinatit, Rama theksoi se e sotmja është më shumë se sa fitore zgjedhore.

“Kjo e sotmja është një nga ditët më të bukura të jetës time politike. Mbase më e bukura. Është shumë më tepër se sa çdo ditë e çdo fitoreje zgjedhore. Sepse sot ka nisur çlirimi nga ankthi në shpirtin e mijëra gjysheve dhe gjyshërve të këtij vendi që për shkak të rrezikut të madh që i kërcënon në këtë kohë të mallkuar kur bota përballet me armikun e padukshëm, kanë qenë të detyruar që të mbyllen brenda. Sot kemi hyrë në fazën finale të kësaj lufte. Faktikisht nga sot, çdo ditë është një hap kolosal drejt fitores mbi këtë mortje, që prej 1 viti e kusur e ka ndryshuar rrënjësisht kuptimin e jetës sonë dhe ka penguar çdonjërin prej nesh që të marrë frymë thellë për të parë të ardhmen. S’ka kënaqësi më të madhe se sa të shohësh mijëra e mijëra gjyshe dhe gjyshër që të marrim vaksinën. Politika është kur i bën gjërat kur bashkë si bën dot. Kur politika bie në duar të këqija, si bën dot. Këto gjëra pa politikën s’do bëheshin dot kurrë. Pa politikën muri i BE nuk do të çahej. Kjo është arsyeje se politika është e domosdoshme dhe po aq e domosdoshme sa kur zgjedhin të bëjnë lidhjen e dritave.”, tha Rama

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑