E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
U ekzekutua në oborrin e banesës, Policia reagon për atentatin në familjen Hasani, gjendet e djegur makina e autorëve STOP-EMISIONI 52(Sezoni 12) 20 Nentor 2026-E pabesueshme, femije kopshti e filloreje bejne 2 km ne rruge makine per te shkuar ne shkolle STOP-EMISIONI 51(Sezoni 12) 19 Nentor 2026-Denoncime per mashtrim e falsifikim, ne pranga noterja Haxhiu dhe dy zyrtaret bashkepunetore Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi! 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident, plagosen edhe 3 fëmijë “Seksi më i shtrenjtë që nga koha e Helenës së Trojës”, senatori amerikan tallet me skandalin e shefit të Nvidia-s: Shpresoj ta ketë shijuar Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet
Aktualitet

Ngjarja e rëndë në Berat/ Tre adoleshentë aksidentohen me motorë elektrikë, dy në gjendje kritike

Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë në rrethrrotullimin në dalje të qytetit të Beratit, në zonën e By Pass-it, ku janë përfshirë tre 16-vjeçarë që po lëviznin me motorë elektrikë.

Sipas informacioneve paraprake, të miturit dyshohet se po zhvillonin gara me njëri-tjetrin, kur kanë humbur kontrollin në rrethrrotullim dhe janë përplasur, raporton gazetarja Anila Sefa.

Të tre të rinjtë janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit. Dy prej tyre, të cilët kanë pësuar dëmtime të rënda në kokë, janë dërguar më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, 16-vjeçari i tretë po merr trajtim në Spitalin e Beratit, jashtë rrezikut për jetën, por me fraktura të shumta.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po kryejnë veprimet e para hetimore për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑