Ngeli në klasë dhe nuk e regjistrojnë sërish, Stop zgjidh problemin 2 nëntor 2018

Qeveria dhe të gjithë anëtarët e saj, flasin cdo ditë për rritje ekonomike, madje gjatë prezantimit të buxhetit, është deklaruar edhe objektivi për rritjen ekonomike më të madhe në vitin e ardhshëm. Renaldo ka realizuar intervista me qytetarët për “mirëqenien”, që ata përjetojnë.Daniel Këllezi iu drejtua emisionit “Stop”, pasi ka ngelur në klasë në vitin e dytë në gjimnazin “Raqi Qirinxhi”.Por drejtoresha e shkollës nuk pranon ta regjistrojë, me pretendimin, se ka masë disiplinore dhe kjo bie ndesh me rregulloren e shkollës.Në drejtorinë arsimore, drejtori Kristaq Grabocka,premton zgjidhje, pasi vendimi është i padrejtë. Në fund Daniel Këllezi arrin të regjistrohet në gjimnazin “Raqi Qirinxhi”.

Të Fundit