STOP – EMISIONI 45 (SEZONI 4) 2 nëntor 2018 Aplikon për kujdestarinë e babait, rezulton në sistem me ndihmë ekonomike

Ezearta Ujkashi iu drejtua emisionit “Stop” pasi figuron me ndihmë ekonomike, por nuk e përfiton këtë pagesë mujore.Këtë e mori vesh, kur kërkonte të merrte kontributin e kujdestarisë për të atin e sëmurë.Zyrtarisht i thanë, se rezulton me ndihmë ekonomike.Në njësinë administrative numër 6,përgjegjësja e sektorit të ndihmës ekonomike, Arikla Cela, thotë, se Rezearta nuk trajtohet me ndihmë ekonomike, pasi i është refuzuar në vitin 2014.Por në qendrën shëndetësore numër 6 në Kombinat,mjekja shpjegon se Rezearta është me ndihmë ekonomike në sistem. Sipas saj, sistemet janë të integruara nga Gjendja Civile dhe Sigurimet Shoqërore. Ndërsa në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor përgjigjen zyrtarisht, se rifreskimi i të dhënave, bëhet në sajë të bashkëpunimit on line të disa institucioneve…?!

Ngeli në klasë dhe nuk e regjistrojnë sërish, Stop zgjidh problemin.

Qeveria dhe të gjithë anëtarët e saj, flasin cdo ditë për rritje ekonomike, madje gjatë prezantimit të buxhetit, është deklaruar edhe objektivi për rritjen ekonomike më të madhe në vitin e ardhshëm. Renaldo ka realizuar intervista me qytetarët për “mirëqenien”, që ata përjetojnë.Daniel Këllezi iu drejtua emisionit “Stop”, pasi ka ngelur në klasë në vitin e dytë në gjimnazin “Raqi Qirinxhi”.Por drejtoresha e shkollës nuk pranon ta regjistrojë, me pretendimin, se ka masë disiplinore dhe kjo bie ndesh me rregulloren e shkollës.Në drejtorinë arsimore, drejtori Kristaq Grabocka,premton zgjidhje, pasi vendimi është i padrejtë. Në fund Daniel Këllezi arrin të regjistrohet në gjimnazin “Raqi Qirinxhi”.

Apeli për familjen e varfër në Pezë/ solidaritet nga shkolla “Vajdin Lame”

“Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” janë ndalur në Pezë, në familjen Bilali, që përbëhet nga 5 anëtarë: dy bashkëshortët, gjyshja dhe dy fëmijë të vegjël.Ata jetojnë në varfëri ekstreme dhe përmes emisionit bëhet apel, për t’i ndërtuar shtëpinë, që nuk ka as dyer e as dritare.Më pas “Stop” e “Fundjava” shkojnë në Domje, në shkollën “Vajdin Lame”, pasi nxënësit e klasave të 6-ta,kanë mbledhur ndihma për familjen në Mokër të Pogradecit.Drejtori i shkollës, Sherif Hyseni, thotë, se kjo nismë do të vazhdojë.

 

Të Fundit