Nga sot qytetarët kalojnë pa konrolle në kufirin Kosovë-Shqipëri deri me 30 shtator

Duke nisur nga data e sotme, 1 maj, në pikat doganore që lidhin Shqipërinë me Kosovën nuk ka më kontrolle. Marrëveshja që parashikon lehtësimin e procedurave kufitare për automjetet me targa të të dy shteteve është aktivizuar sërish, për të mundësuar lëvizje të shpejtë dhe të pakufizuar.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, qytetarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës, do të kalojnë përmes pikës kufitare të Morinës dhe Vërmicës me procedura të shpejtuara përgjatë 9 muajve të vitit dhe në fundjavat e festave.

Lëvizja e lirë u aplikua vitin e kaluar dhe ishte efikase, pasi shmangu trafikun dhe lehtësoi lëvizjen kufitare gjatë sezonit veror.

Ajo u bë e nevojshmë për shkak të fluksit të lartë të udhëtarëve nga Kosova, të cilët vijnë në Shqipëri, kryesisht për të kaluar pushimet verore.

Edhe këtë sezon, lehtësimi i procedurave do të zbatohet gjatë nëntë muajve të vitit, konkretisht nga 1 maji deri më 30 shtator, dhe nga 1 nëntori deri më 28 shkurt të vitit pasardhës.

Gjatë kësaj periudhe të qarkullimit të lehtësuar nuk do të ketë kontrolle pasaportash apo kartash identiteti për shtetasit të dy vendeve.

Të Fundit