Nga Rinasi drejt Kukësit, Rama do të hipë në avion së bashku me emigrantët nga Anglia

Ky 18 prill, do të shënojë dhe nisjen zyrtare të fluturimeve në Aeroportin e Kukësit.

Siç ishte deklaruar më herët nga kryeministri Edi Rama, pasagjerët e parë që do të vijnë do të jenë emigrantët nga qyteti i Kukësit në Angli.

Gjatë ndalesës që avioni do të bëjë në Rinas, në të, do të hipë dhe kryeministri Edi Rama, për të zbarkuar në destinacion përfundimtar Kukësin, ku dhe pritet që kryeministri të zhvillojë një bisedë me të pranishmit.

Të Fundit