“Nëse e njoh Kosovën fitoj çmimin Nobel”/ Vuçiç flet edhe për Millosheviçin: Nuk ka qenë as budalla dhe as i pamençur, por…

“Nëse e njoh pavarësinë e Kosovës do të fitoja çmimin Nobel”. Kështu është shprehur Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë një intervistë dhënë për televizionin serb “Happy”, transmetojnë mediat në Kosovë.

Gjatë intervistës, Kreu i Shtetit të Serbisë ka folur për shumë tema, mes të cilave edhe për ish-presidentin e Jugosllavisë, Kasapin e Ballkanit, Slobodan Milosheviç.

Sipas tij, Milosheviç nuk ka qenë as budalla e as i pamençur, por ka thënë se ka bërë disa gabime, në mesin e të cilave edhe luftërat në ish-Jugosllavi.

Më tej ai tha se SHBA-ja dhe Gjermania dëshirojnë të mbrojnë interesat e veta në Kosovë, teksa shtoi se këto palë duan ta largojnë Rusinë dhe Kinën nga Ballkani.

Të Fundit