Nënë e bijë shtatzënë në të njëjtën kohë, 47-vjeçarja ushqen me gji nipërit

Duket e pazakontë por nënë e bijë kanë mbetur shtatzënë në të njëjtën kohë.

Jane McNeice, sot 47 vjeçe, u bë gjyshe në të 30-at kur vajza e saj, Laura, tani 27 vjeçe, mbeti shtatzënë në moshën 15-vjeçare.

Por dinamika e familjes u bë edhe më e çuditshme kur Jane mbeti shtatzënë dy vjet pas vajzës së saj, duke e bërë djalin e saj dy vjet më të vogël se nipi. Oliver, tani 9 vjeç dhe mbesa e tij 11-vjeçare Evie, u rritën së bashku.

Çuditërisht, Jane dhe Laura e gjetën veten shtatzënë në të njëjtën kohë disa vite më vonë, duke mirëpritur në familje djalin e ardhshëm të Jane, Benin, dhe vajzën e Laurës, Bella – të dyja tani 7-vjeçare. Për shkak të diferencës së vogël në moshë, Jane përfundoi duke ushqyer me gji nipërit e saj, si dhe fëmijët e saj.

Janë e cila duket një gjyshe shumë moderne, tha për Agjencinë e Lajmeve Caters: “Unë mendoj se kjo është mjaft ekstreme dhe aspak e rehatshme për asnjë nga ne të dyja, por as për fëmijët nuk do të jetë kur ta kuptojnë…”

Të Fundit