Disa ditë më parë transmetuam rastin e 18 vjecares Ilda Rryçko në Kombinat, nënë e një foshnjeje 5 muajsh. Ajo tregoi, se ishte divorcuar nga bashkëshorti dhe jetonte te prindërit e saj. Por Ilda nuk ka të ardhura për të mbajtur beben e saj të sëmurë. “Stop” dhe “Fundjavë Ndryshe” e ndihmuan 18 vjecaren me ushqime, veshmbathje dhe pampers. Ndërsa qytetari Gëzim Beka i dhuroi 100 euro.Pas transmetimit, të tjera kontribute kanë ardhur për të renë.Xhesika Morina nga Franca, ka dhuruar 100 euro. Agim Qosja nga Alaska në Amerikë do sjellë për të 200 dollarë cdo muaj deri në fund të vitit. Fatjon Zhllima me djemtë e Londrës, i sjell Ildës 100 euro cdo muaj pension për 1 ose 2 vite. Imrete Abazi nga Gjermania i jep 250 euro dhe po ashtu e kanë ndihmuar edhe motrat muslimane në Pogradec.
- +355 67 220 8888
- [email protected]