Sheh njoftimin në Facebook dhe gënjehet nga agjensia, nuk e çojnë në Gjermani por…

Disa herë emisioni “Stop” ka trajtuar problematika, që lidhen me Agjensitë e Punësimit, të cilat pasi u marrin paratë qytetarëve, pa u ofruar shërbimin e premtuar. E tillë është edhe “Viza Travel Agjensi” me administrator, Hamëz Bytyqi.Anselmo Karaj, tregon, se në vitin 2019 pa një njoftim në facebook në këtë agjensi, që atëherë quhej “Punësohu. Eu”. Agjensia ndodhej në Kosovë, pastaj u mbyll atje dhe operon në Shqipëri, Rinas dhe Durrës. Fillimisht Anselmo pagoi 200 euro, pastaj 500 euro të tjera për punësim të rregullt në Gjermani.Ndërsa priste takimin në ambasadë, agjensia vetëm i shtynte afatet. Por kanë kaluar 3 vjet, dhe agjensia nuk ka siguruar as dërgimin e qytetarit në Gjermani dhe as i kthen paratë.Ne folëm me administratorin Hamëz Bytyqi, i cili pasi u njoh me problematikën, premtoi t’i kthente qytetarit paratë në llogari brenda pak ditësh. Ne kontaktojmë me qytetarin dhe këmbëngulim deri në kalimin e shumës së premtuar.

Të Fundit