“Në Tiranë prodhohen ambulanca”, administratorja e kompanisë: Kemi dërguar edhe në Ukrainë

Arjeta Puca është një grua sipërmarrëse e cila është administratore e kompanisë TIMAK, që prodhojnë automjete të shërbimeve të emergjencës.

E ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Arjeta Puca tregon se shumë ambulanca prodhohen nga kompania TIMAK në Tiranë.

Disa nga këto ambulanca janë dërguar edhe në Ukrainë pas nisjes së luftës.

 

Blendi Fevziu: Sa vjet ke që e ke nisur?

Arjeta Puca: 6 vjet. Jam kthyer nga Turqia.

Blendi Fevziu: Ke lindur në Turqi?

Arjeta Puca: Jo kam lindur këtu, por në ’91 kemi emigruar familjarisht në Turqi.

Blendi Fevziu: Në çfarë moshe ke ikur në Turqi?
Arjeta Puca: 4 vjeçe.

Blendi Fevziu: Dhe u ktheva nga Turqia për të filluar biznesin këtu?

Arjeta Puca: Po.

Blendi Fevziu: Më thanë që ju bëni ambulanca, makina policie dhe makina zjarrfikëse.

Arjeta Puca: Po. Edhe shumëllojshmëri të tjera. Kemi prodhuar edhe ambulanca për Ukrainën. Doli edhe në Reuters.

Blendi Fevziu: I prodhoni në Shqipëri?

Arjeta Puca: Po, i prodhojmë në Shqipëri, në Tiranë.

Blendi Fevziu: Në Tiranë prodhohen ambulanca?

Arjeta Puca: Po.

Të Fundit