Në emër të unitetit të vendit, Berlusconi heq dorë nga presidenca

Silvio Berlusconi bën një hap prapa dhe heq dorë nga presidenca, në emër të kërkimit të unitetit të vendit.

“Ne do të bëjmë një propozim të përbashkët të qendrës së djathtë në lartësinë e duhur që të jetë në gjendje të ketë konsensusin maksimal të mundshëm”, është qëndrimi i Berlusconit, që shton se Mario Draghi duhet të qëndrojë në detyrë dhe të përfundojë punën me qeverinë aktuale.

Sipas Ansa-s, ky qëndrim po lexohet nga Licia Ronzulli në hapjen e samitit të liderëve. Në këtë mesazh, Berlusconi thoshte se kishte verifikuar ekzistencën e konsensusit për garën e tij eventuale në Quirinale dhe falënderoi ata që e mbështetën ku përsëriti se ai i kishte shërbyer vendit.

“Italia sot ka nevojë për unitet, përtej dallimit mazhorancë-opozitë, rreth përpjekjes për të luftuar urgjencën shumë serioze shëndetësore, për të nxjerrë vendin nga kriza”, thuhet ndër të tjera në shënimin e Berlusconit.

Të Fundit