Në burg për blerje votash/ Probleme me zemrën, Fredi Beleri përfundon në spital

Në burg për blerje votash/ Probleme me zemrën, Fredi Beleri përfundon në spital

Mësohet se prej disa ditësh ai ka përfunduar nga qelia e paraburgimit në QSUT, pas problemeve me zemrën.

Shkak për këtë janë bërë problemet me zemrën që ka shfaqur Beleri.

Nga ana tjetër bëhet me dije se Apeli i GJKKO pritet të caktojë datën për seancën mbi ankimin e kryebashkiakut të Himarës.

Beleri kërkoi në ankimimin e tij pushimin e çështjes, me pretendimin se nuk ka asnjë provë që ta përfshijë në veprën penale për të cilën akuzohet.

Ndërkohë, bashkëpunëtori i tij Pandeli Kokaveshi i kërkoi Apelit të Posaçëm masë më të butë se “arresti me burg”, me pretendimin se situata e tij shëndetësore i rrezikon jetën në izolim.

Beleri dhe bashkëpunëtori i tij akuzohen për blerjen e votave gjatë fushatës për zgjedhjet lokale, akuza të cilat i kanë mohuar dhe i kanë cilësuar si inskenime politike.

Të Fundit