STOP-EMISIONI 191(Sezoni 8) 26 Maj 2023-“T’la Tropoja, t’mori Fushe-Arrezi”, rapsodia e re per Berishen.

Pas zgjedhjeve lokale, një tjetër rapsodi i është kushtuar his kryeministrit Berisha. Duke iu referuar rezultatit zgjedhor, rapsodët këndojnë “t’la Tropoja e t’mori Fushë-Arrëzi”.Në Berat një shtyllë është thyer duke rënë mbi telat e energjisë elektrike. Në një ballkon në zonën e bllokut në Tiranë ka varur një pankartë, ku shkruhet “nuk ka shtet”. Janë këto disa episode, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të programit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Jemi në shkollën “Mrekullia” në kryeqytet, pasi senati i shkollës ka menduar t’u vijë në ndihmë familjeve në nevojë dhe e gjithë shkolla ka kontribuar duke mbledhur nga 7 pako për 5 familje.Ne bashkë me nxënësit, i cojmë pakot në Kombinat te zonja Vera Cupi, tek nënë Hyrija, të cilës i siguruam edhe pensionin, te familja Ibro në Kombinat, në zonën e Misto Mames te familja Koka dhe në Porcelan te zonja Elona Daka.

Të Fundit