E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar! I mbylli gazetarët e Stop në zyrë, kameramani u godit! Tani noterja në burg

“Në Austri vraponin për preshin shqiptar”/ Presidenti Meta rrëfen takimin me kamionistin që theu murin e ambasadës gjermane

Pas rreth 30 vitesh nga shembja e diktaturës, për Presidentin e Republikës, Ilir Meta, aspiratat e popullit shqiptar për një Shqipëri si gjithë Evropa nuk janë përmbushur ende.

Gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e hapjes së edicionit të 6-të “Ditët e Kujtesës”, kreu i Shtetit, risolli në vëmendje historinë e të riut Ylli Bodinakut që hyri me kamion në ambasadën gjermane bashkë me foshnjën 3 muashje, që solli edhe nisjen e shembjes së regjimit dhe takimin me të pas tri dekadash.

“Më kujtuat një histori shumë interesante, që ka të bëjë me një person që nuk njihet shumë, por të gjithë e dinë që në 2 korrik një qytetar i Tiranës, Ylli Bodinaku, mori kamionin e tij foshnjën 3 muajsh, ca shokë e miq që ishin kundër sistemit dhe hyri brenda ambasadës gjermane duke i rënë me kamion murit, duke u bërë pararendës i rrëzimit të murit të ambasadave në Tiranë dhe ardhjes së demokracisë.

 

Këtë e takova para disa javësh rastësisht, nuk e dija që atëherë kishte marrë edhe foshnjën 3 muajsh, që tani është 30 vjeç. I them mirë vetë, po për foshnjën, si e mendove? Po mirë unë, tha, por si mund të rritej fëmija im në atë regjim. Më tregoi një histori me Austrinë kur ishte në burg.

Na mbledhin një ditë tha në Spaç, dhe ngaqë na bënin presh tërë kohën dhe ishte momenti të bojkotonim ushqimin se nuk shtyhej dhe vjen një nga drejtuesit nga ministria e Brendshme dhe mbledh të burgosurit dhe thotë; para pak kohësh isha në Austri për vizitë dhe dolën me ambasadorin në Vjenë shëtitje dhe kur dolëm shohim gjitha ata njerëz po vraponin, ndonjë grevë?

Kur, pyeti ambasadori i thonë; kanë vrapuar austriakët se kishin ardhur maunet me presh nga Shqipëria dhe ngaqë e duan shumë dhe ka kërkesa për preshin e Shqipërisë, vrap i madh. Ndërsa, ju i thotë, këtu, nuk e kuptoni këtë të mirë që ju ofrojmë dhe ju japim cdo ditë.

Si mundet të jetojë fëmija ime në atë regjim, më tha. E them këtë sepse diktaturat janë regjime që bazohen mbi gënjeshtrat për të manipuluar shoqërinë duke i servirur gënjeshtrën si të vërtetë, ndërsa te pjesa tjetër përmes represionit” tha Meta

 

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑