Ndotin me beton rrugën gjatë punimeve, gjobiten mjetet e tonazhit të rëndë në Tiranë

Drejtuesi i një mjeti të tonazhit të rëndë është gjobitur nga Policia Rrugore e Tiranës pasi gjatë ecjes ka ndotur rrugën me beton.

Siç shihet në video, kamioni ka hedhur një sasi të konsiderueshme betoni në rrugë duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve.

“Policia Rrugore e Tiranës ndëshkon me masë administrative maksimale, sipas nenit 15/1, pika g, të Kodit Rrugor, mjetet e tonazhit të lartë që ndotin me beton karrexhatën gjatë lëvizjes në të, dhe sipas nenit 21/4 të Kodit Rrugor, mjetet që kryejnë punime pa autorizim nga organi kompetent. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor! Të gjithë së bashku për një qytet më të sigurtë dhe më të pastër,” njofton policia.

Të Fundit