Policia e Vlorës dhe Himarës kanë goditur 4 rast të tjera të paligjshmërive në fushën e ndërtimeve dhe ka nisur procedimin për 4 shtetas me akuzën e ndërtimit të paligjshëm.
Sipas policisë u proceduan penalisht shtetasit G. A., S. M. dhe K. M., pasi në plazhin e Jonufrit, kishin ndërtuar tenda metalike, pa lejen e organeve kompetente.
Gjithashtu, u vu nën hetim edhe shtetasi Xh. Gj., 28 vjeç, pasi në plazhin e Borshit, kishte vënë një mol plastik në ujë, pa lejen e organeve kompetente.