Ambasadorja greke: Mungesa e Belerit në bashki, goditje e shtetit të së drejtës

Mungesa e kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë Fredi Beleri në ditën e konstituimit të këshillit bashkiak ka sjellë reagimin e ambasadores greke, Kostantina Kamitsi.

Nga Himara ajo e cilësoi goditje e madhe e shtetit të së drejtës mungesën e Belerit në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak.

“Do të ishte regres i madh në përpjekjet reformuese të Shqipërisë në fushën e shtetit të së drejtës, të humbasë të drejtën e kryerjes së detyrave të tij një kryetar bashkie i zgjedhur në mënyrë demokratike, ndaj të cilit as nuk rëndojnë akuza dhe i cili nuk është gjykuar dhe dënuar. BE është mbi të gjitha komunitet parimesh, parime të cilat do të duhet të zbatojë çdo vend që dëshiron të bëhet anëtar i tij”, tha ambasadorja greke.

Të Fundit