E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Aktualitet

Ndërtim i kateve pa leje në “Myslym Shyri”, Çuçi: Do t’i nënshtrohet ligjit

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ditën e sotme denoncoi një tjetër rast të ndërtimit të kateve pa leje. Këtë herë bëhet fjalë për një ndërtesë në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.

Çuçi bëri me dije se çdo metër katror i ndërtuar pa leje do t’i nënshtrohet ligjit dhe se do t’i kthehet qytetarëve.

Ndërkohë, ministri tha se ky subjekt përveçse ka kate pa leje, sipas tij ka ndryshuar në mënyrë skandaloze projektin e miratuar më parë.  Nga ana tjetër, Çuçi tha se nëse drejtësi do ta kishte bërë si duhet punën do të kishte rezultate akoma më të mira.

“Kjo që po bëjmë nuk është fushatë mediatike apo demagogji por operacion ligjzbatimi kundër këtyre guximtarëve që i bazojnë aventurat e tyre mbi pjesën e mbetur të sistemit të vjetër të drejtësisë të cilët kur i vijnë dosje nga njerëz apo subjekte të kamura për evazion fiskal për krime të tjera e shohin si mundësi për të pasuruar xhepat e tyre. Kështu ndodh që të ndëshkohen njerëz për një cati apo avlli apo dritare e këta shpëtojnë nga kjo pjesë e mbetur e sistemit te drejtesise. Polica e IKMT ka kusuret e veta por kjo pjesë sistemit të drejtësisë sikur të bënte punën do kishim rezultate shumë më të mira. Ne sot kemi aritur ta ulim 10 fish numrin e sipërfaqeve të ndërtuara pa leje. Ky subjekt është subjekt që jo vetëm ka kate pa leje por një ndryshim skandaloz të projektit nga ai i miratuari më parë. Sot pasi të mbarojnë verifikimet e plota për gjithë sipërfaqen do i nënshtrohet ligjit dhe cdo metër katrorë pa leje do i kthehet publikut”, tha Çuçi.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑