Ndarja nga jeta e Bashkim Finos, kreu i PD Lulzim Basha anulon fushatën elektorale në Fier – Stop
Lajme, Të Gjitha

Ndarja nga jeta e Bashkim Finos, kreu i PD Lulzim Basha anulon fushatën elektorale në Fier

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka anuluar axhendën e ditës së sotme të fushatës elektorale në qytetin e Fierit.

Vendimi i Bashës ka ardhur në shenjë nderimi për ndarjen nga jeta të parakohshme të socialistit Bashkim Fino, i cili gjithashtu ishte deputeti i qarkut të Fierit.

Mësohet se kryedemokrati i cili do të zhvillonte një takim elektoral në Fier këtë të hënë, është kthyer nga rruga duke e anuluar aktivitetin e fushatës për zgjedhjet e 25 prillit.

Në një reagim zyrtar të PD për mediat thuhet:

“Për shkak të ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe deputetit të parlamentit Bashkim Fino, kryetari i PD Lulzim Basha vendosi të shtyjë aktivitetet politike të parashikuara për ditën e sotme në Fier me pjesëmarrjen e tij”.

Gjithashtu, kryetari i Partisë Demokratike të Fierit Luan Baçi, në një postim në rrjetet sociale shkruan se sot, do të respektohet dita e zisë kombëtare në nder të deputetit Bashkim Fino.

Kujtojmë që më herët edhe kryeministri Edi Rama njoftoi anulimin e fushatës elektorale të PS-së këtë të hënë ndërsa më vonë Qeveria e shpalli 29 marsin ditë zie kombëtare në nder të deputetit të ndjerë, që humbi jetën pas betejës me koronavirusin.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *