Ndalohet shitja e birrës në stadiumet e Kupës së Botës në Katar

Alkooli nuk do të shitet në tetë stadiumet e Kupës së Botës në Katar pasi FIFA ndryshoi politikën e saj dy ditë para fillimit të turneut.

Alkooli ishte vendosur të shërbehej në zona të caktuara brenda stadiumeve”, pavarësisht se shitja e tij kontrollohej rreptësisht në vendin mysliman, shkruan BBC.

Ata në zonat e korporatave të stadiumeve në turne do të jenë ende në gjendje të blejnë alkool.

– Advertisement –
Kupa e Botës fillon të dielën kur Katari do të luajë kundër Ekuadorit.

Budweiser, një sponsor i madh i FIFA-s, kishte të drejta ekskluzive për të shitur birrën në Kupën e Botës.

“Pas diskutimeve ndërmjet autoriteteve të vendit pritës dhe FIFA-s, është marrë një vendim për të fokusuar shitjen e pijeve alkoolike në festivalin e tifozëve të FIFA-s, destinacione të tjera të tifozëve dhe vende të licencuara, duke hequr pikat e shitjes së birrës nga perimetri i stadiumit të Katarit të Kupës së Botës 2022″, thuhet në deklaratën FIFA-s.

Të Fundit