Ndalohet avokati Niko Bega, “agjenti 007-të”, mbrojtës i mësuesit zhigolo.

Pak orë pas transmetimit të videos së avokatit Niko Bega, në emisionin Stop, ky i fundit është ndaluar nga drejtoria e policisë së Fierit.

Avokati Bega,i vetëquajtur 007-ta, kërkoi takim me një shokun e vajzës, që denoncoi profesorin e kantos Agron Bego, i cili ngacmonte seksualisht një nxënëse të shkollës së mesme artisitike “Jakov Xoxa” në Fier, duke u ofruar ta ndihmonte me mungesat. Pas ndalimit në Fier, Niko Bega është shoqëruar për t’u arrestuar në Tiranë, pasi cështja e tij do t’i kalojë për hetim të thelluar Spak-ut.

Avokati i profesorit të kantos i kërkoi shokut të vajzës denoncuese, që ajo të ndryshonte dëshminë e saj dhe të pohonte, se profesor Agroni e kishte thënë cdo gjë në konfidencë

Avokati Niko Bega shprehej, se i interesonte vetëm pushimi i cështjes dhe pafajësia e profesorit zhigolo. Madje ai pohoi, se zhigoloja-klient i tij, kishte kaluar shumë vajza, e nuk kishte se të ngacmonte pikërisht atë, që e kishte porosi nga i ati.

 

Të Fundit