Ndalohen një grup turistësh kinezë në Hanin e Hotit/ Kontrollohen për koronavirusin.

Një grup turistësh kinezë prej 9 personash janë ndaluar në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit në Shkodër.

Mësohet se policia kufitare ka ndaluar furgonin me shtetasit kinezë dhe nuk i ka lejuar të hyjnë në territorin shqiptar, nga frika e koronavirusit.

Mjekët kanë kontrolluar turistët për disa orë dhe më pas i kanë lënë të lirë të vijnë në territorin e vendit tonë, duke qenë se rezultuan të pastër.

Mjeku Ardian Këlliçi i grupit e mjekëve të Kelmendit, tha për mediat se ata nuk kishin asnjë shenjë të virusit që ka prekur masivisht Kinën.

Ndërkohë vetë turistët janë shprehur entuziastë dhe kanë deklaruar se Kina do ta mposhtë Coronavirusin.

“Kemi disa orë këtu. Ne kemi ardhur nga Kina dhe është hera jonë e parë që vijmë në Shqipëri dhe po shkojmë ta eksplorojmë Shqipërinë. Kam shëtitur 9 shtete në botë deri më tani. Kam ardhur këtu me familjen time dhe shoqërinë time nga Kina. Çdo gjë do bëhet më mirë nesër dhe çdo gjë do kalojë dhe ne do e gjejmë një mënyrë që ta vrasim virusin”, u shpreh njëri prej tyre.Turistët kishin ardhur të vizitojnë Shkodrën dhe pas disa orësh qëndrim në vendin tonë kanë vijuar udhëtimin drejt Malit të Zi

Të Fundit