Najada Çomo deputete e PS-së/ Edi Rama: Nuk duam të bëhesh si ne, duam ne të bëhemi si ty

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot si një prej kandidateve për deputete që do të garojnë për zgjedhjet e 25 prillit, Najada Çomon, shefen e Infektivit.

Gjatë prezantimit të programit “Shëndetësia që duam”, Rama teksa nisi të fliste për Çomon, e cilësoi atë ‘komandante’ e luftës kundër COVID-19.

“Është momenti për ta thënë që të gjithë ta dëgjojnë, jam shumë mirënjohëse për një fakt tjetër, që duke pasur parasysh që në këtë udhëkryq, që është kjo përballje, ndeshje, garë e 25 prillit, Shqipëria duhet të flasë, duhet të ndjejë, duhet të jehojë zërin në radhë të parë të atyre që janë në vijën e parë të kësaj lufte, apo në anën tjetër të kësaj vije, është me siguri një arsye për të reflektuar me vetë skuadrën tonë, është një arsye për të bërë një hap dhe për të shtrirë dorën e lutjes, duke kërkuar që dikush dhe kush më mirë se sa komandantja e vijës së zjarrit, e njohur nga të gjithë, të vijë me ne, jo për t’u bërë deputetja e radhës në një grup deputetësh, as për të lënë vijën e zjarrit dhe për t’u ulur në një nga karriget që janë shumë më të rehatshme, edhe pse jo aq sa mendojnë njerëzit, por për të qenë aty”, tha ai.

Të Fundit