“Na morën edhe djathin” grabiten të moshuarit, prokuroria le në harresë çështjen – Stop
KLIPET

“Na morën edhe djathin” grabiten të moshuarit, prokuroria le në harresë çështjen

Jemi në lagjen Nr.3, Cërrik, pasi në 2 mars 2021, në mesditë, dy burra vjedhin në banesën e tyre dy bashkëshortët e moshuar, Tahir dhe Sabire Sulmina.Dy të moshuarit ishin larguar në një fshat, pasi u kishte ndodhur një fatkeqësi, kur u ndodhi grabitja në banesë. Ata thonë, se janë marrë mbi 1300 euro, bizhuteri me vlerë, rroba, e ushqime.Kamerat e banesës, kanë fiksuar dy persona, njëri me maskë për covid dhe kapuc, tjetri me maskë për covid dhe kapele me strehë. Njëri ruan me pistoletë, tjetri kryen vjedhjet në banesë dhe sendet e vjedhura i fusin në canta.Ankesa e të moshuarve është, se policia e Cërrikut, u duk vetëm një herë, kur ndodhi vjedhja dhe më pas asgjë nuk është bërë dhe ata nuk kanë informacion, se në cfarë faze është kjo cështje.Pas kësaj ngjarjeje, të moshuarit thonë, se ndjehen të frikësuar dhe të pambrojtur, aq sa nuk dalin më jashtë banesës, madje kanë bërë edhe derën me hekura. Gruaja thotë, se dyshimet i ka për atë, që e kishte si të besuar, Fadil Barjamin, i cili jeton afër tyre në Cërrik. Sipas zonjës Sabire, ai kishte dijeni për levizjet e bëra atë ditë, por edhe për faktin, se të moshuarit do të këmbenin lekët në Elbasan.

Për vjedhjen e banesës së dy të moshuarve Tahir dhe Sabire Sulmina, ne iu drejtuam Komisariatit të Policisë Cërrik. Por në këtë komisariat kanë mësuar përmendësh përgjigjen, se duhet të drejtohemi me shkrim, duke kaluar përmes zyrës së shtypit të Drejtorisë së Policisë së Elbasanit.Kur priteshin rezultate konkrete për zbardhjen e ngjarjes, njoftohemi nga denoncuesit, se u ka ardhur një letër nga Prokuroria e Elbasanit, ku thuhet, se procedimi penal është pezulluar dhe i është dërguar drejtorisë vendore të policisë Elbasan.Dy të oshuarit vazhdojnë të shprehin frikën e tyre dhe faktin, se ndihen të pambështetur nga policia dhe organet shtetërore.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *