Moza nga Gjirokastra: Zgjodha të mos pispillosem, ndaj jam e suksesshme në Tik Tok

Ajo quhet Mimoza Kore dhe në Tik Tok mund ta gjeni me profilin e saj “Te Moza”. Është një zonjë shumë e dashur nga Gjirokastra, 45 vjeçe, e martuar dhe ka dy vajza qe studiojnë për mjekësi.

I është përkushtuar shumë Tik Tok dhe poston herë pas here video shumë natyrale, shumë funny, ka sens humori dhe kjo bën që vajzat dhe zonjat ta ndjekin dhe të blejnë veshjet që ajo reklamon.

Në një intervistë në Euronews Albania ajo tha se fakti që shfaqet e vërtetë në videot e saj në Tik Tok ka bërë që të jetë e suksesshme.

“Ka raste kur u thua të vërtetën klientëve dhe të nuk besojnë, dhe ndihesh keq. Unë dua që një gjë që shesh sa shes të saktë, nuk është se jam keq me shitjet. Të mendosh që është Gjirokastër, është qytet i vogël, por përsëri mund ta gjesh mundësinë. Unë mendoj se jam e suksesshme pas zgjodha të mos të pispillosem, të jem e vërtetë dhe të them atë që unë ndiej”, tha ajo.

Të Fundit