“Mos prisni President të përsosur”,Meta: S’kam dalë këtu për top model

Presdienti Ilir Meta iu bëri thirrje qytetarëve që të reflektojnë dhe të mbrojnë votën tyre në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Gjatë fjalës së tij në një konferencë për shtyp, kreu i shtetit deklaroi se në krizën që ka pllakosur shtetin e së drejtës, qytetarët nuk duhet të presin një president të përsosur, pasi, sipas tij, detyra e presidentit është t’i dalë zot Kushtetutës.

“Raste të tilla me letra bakalli ka që te Shkoza, te bregu i Lumit dhe kjo ka ndodhur se u dhunuan zgjedhjet në Shijak dhe Dibër. Promovohen kandidatë për deputet dhunuesit e zgjedhjeve. I bëj thirrje popullit shqiptar të mbrojë votën e tij ndaj kujtdo. Mos prisni president të përsosur në këtë krizë që ka pllakosur vendin tonë. Presidenti ka plan të qartë, ka vetëm një votë që do të jetë e barabartë me qytetarinë Shqipërisë . Qytetarët e Shqipërisë nuk kanë vlerësuar të drejtën e tyre. Aty është e drejta e ndihmës ekonomike dhe e pronës.  Çdo qytetar i Shqipërisë të tregojë përgjegjshmëri maksimale për votën e tij. Përdhunohet e drejta kushtetuese e një force politike në mes të Tiranës dhe në prani të presidentit. Përballë nesh është një bandë ndërkombëtare duke shtypur popullin…Nuk kam dalë për top model.”

Të Fundit