E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!

“Mos hyni në banesa në asnjë mënyrë”, sizmologu thirrje të fortë qytetarëve.

Sizmologu Llambro Duni foli në një telefonike për “News24” lidhur me situatën kaotike të krijuar nga tërmeti katastrofik, si dhe për fenomenin e pazakontë se Durrësi është ngritur me 10 centimetra.

Sizmologu tha se kjo zhvendosje e qytetit është e natyrshme, pasi tërmeti ka qenë shumë i fuqishëm. Ndërkohë, ai bëri dhe një apel të fortë për të gjithë qytetarët, që iu janë dëmtuar banesat, teksa iu tha se nuk duhet të tentojnë të hyjnë brenda në asnjë mënyrë.

Çfarë do të thotë të ngrihet Durrës me 10 cm?
Kemi të bëjmë me një thyerje tektonike. Tërmetet kanë disa lloj mekanizmash, kanë lëvizje poshtë, sipër. Ai ka lëvizur në drejtimin lart dhe është e natyrshme një zhvendosje e tillë për një tërmet të përmasave të tilla.

Çfarë duhet të bëhet me ndërtesat?
Është një tërmet shumë, shumë i fuqishëm. Është e domosdoshme që njerëzit të mos ndërmarrin aventura të hyjnë në struktura që janë të dëmtuara. Ato janë duke u inspektuar. Njerëzit nuk duhet të tentojnë të hyjnë në këto ndërtesa, në asnjë mënyrë. Duhet të ndjekin këshillat për t’u strehuar në zona të tjera, deri sa të merren masa të mëtejshme se çfarë duhet bërë me këto struktura.
Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑