Morën peng 19-vjeçarin për 220 mijë Lekë, lihen në burg 2 të rinjtë e arrestuar

Gjykata e Lezhës la në burg pa afat M. Brozin, 20 vjeç dhe E. Tushën, 19 vjeç pasi morën dhe mbajtën peng në garazhin e një pallati një 19-vjeçar në Mirditë.

Gazetari Martin Marku mëson se seanca gjyqësore ndaj dy të rinjve u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa gjyqtari Renis Shehu pranoi kërkesën e prokurorit duke cilësuar të ligjshëm arrestimin e tyre për veprat penale “heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Të rinjtë u kapën disa ditë më parë. Qëllimi i tyre ishte që t’i vidhnin 19-vjeçarit paratë që ai kishte. Pasi i morën me forcë 220 mijë Lekët që kishte me vete duke e mbajtur në një makinë në një garazh, të rinjtë ikën nga vendi i ngjarjes. Më pas e lanë në rrugë 19-vjeçarin.

Ky i fundit mori policinë në telefon dhe pas operacionit të uniformave blu u arrestuan dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Të Fundit