E moshuara gjendet e pajetë në banesën e saj në Fier, çfarë thotë policia

Një 71-vjeçare është gjetur e pajetë, në banesën e saj në Fier. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:20 në lagjen “Liri Gero”.

“Sot rreth orës 20:20 në lagjen “Liri Gero”, Fier, është gjetur e pajetë, në banesën e saj, shtetasja S. J., 71 vjeçe.

Nga kryqja paraprake e trupit të kësaj shtetaseje nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.”, sqaron policia.

Të Fundit