E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Aktualitet

Mjeku: Mos përdorni ilaçet e diabetit për t’u dobësuar, dëme të shumta

Administrata e Ushqimit dhe të Barnave në Amerikë po raporton mungesa të ilaçit të diabetit të tipit 2, të quajturOzempic.

Lajmi vjen pasi mjekimi është bërë viral në aplikacionin Tik-Tok dhe njerëzit po e përdorin për të humbur peshë. Ekspertët thonë se disa njerëz po e marrin ilaçin në fjalë pa recetë vetëm për të humbur disa kilogramë.

Dashamir Gjergji, endokrinolog këshilloi që të mos përdoren ilaçet e diabetit për t’u dobësuar pasi dëmet në organizëm janë të shumta.

Ai shpjegoi se trendi ka ndodhur pasi kur ilaçi është përdorur nga diabetikët janë dobësuar dhe kanë dashur t’u ngjajnë atyre.

“Efektet anësore që sjellin këto barna te njerëzit që nuk vuajnë nga diabeti janë që nga çrregullime të sistemit tretës , çrregullime nervore, çrregullime afatshkurtra edhe afatgjata. Secili nga këto produkte i kombinuar me insulinën e fut në stres metabolik qelizën, çka e bën atë të predispozuar për të bërë kancer”, tha mjeku./EuronewsAlbania

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑