Mjeku bën kërkesën e padëgjuar më parë: Dua 10 patina elektrike që të lëvizë stafi nëpër spital

Një mjek në spitalin e Leros në Greqi me një kërkesë me shkrim ka kërkuar 10 patina elektrike, për të përshpejtuar lëvizjet e stafit brenda spitalit.

“Ironike apo reale, kërkesa i çon pretendimet tona në një nivel tjetër. Sa keq që nuk dimë të gjithë të ngasim patina elektrike. Ishte një zgjidhje me kaq shumë mungesa të stafit që kemi në spitale. Nuk është e lehtë për ata pak mjekë dhe infermierë që kemi të kalojnë distancat në spitalet e mëdha me lëvizjet e vazhdueshme nga reparti në departament”, komenton presidenti i POEDIN-it, Michalis Giannakos.

Edhe pse një kërkesë “gjeniale”, sigurisht që nuk ka gjetur mbështetje.

 

Të Fundit