100 mijë turistë në Skrapar, e pamundur për të përballuar fluksin e të huajve

Viti 2023 ka qenë një vit i mbarë sa i takon turizmit në Shqipëri. Qarku i Beratit ishte një ndër to që pësoi një rritje të vizitorëve.

Atraksionet turistike si Kalaja, lagjet muzeale, Kanionet e Osumit apo Mali i Tomorit tërhoqën turistë nga gjithë bota.

Në Skrapar pritshmëritë tona u tejkaluan nga fluksi i turizmit që pati këtë vit, dhe mund te themi që ky numër i turistëve shkon përtej 100 mijë turistë që kanë vizituar zonën e Skraparit”, thotë Krenar Xhaferri, përgjegjësi i sektorit të Turizmit.

Skrapari, qyteti i kanioneve dhe i rakisë së famshme, priti më shumë turisë sesa mund të përballonte. Njësitë akomoduese që ofron janë 285, një shifër shumë e vogël në krahasim më numrin e vizitoreve ditor që vizitojnë resurset natyrore të kësaj zone.

“Skrapari  ka një numër të kufizuar strukturat akomoduese me një kapacitet total prej 285 vendesh, pra Skrapari nuk e përballon dot këtë fluks turistik, turistët këtu kanë qenë turistë ditorë, kanë ardhur, kanë vizituar zonën dhe janë kthyer sërish në Berat dhe kjo është e lidhur për shkak të kapacitetit të limituar akomodues që aktualisht bashkia Skrapar ka”, shprehet ai.

Një ndër problematikat që turistet hasën gjate vizitave së tyre në Skrapar ishte rruga që të çon për në Çorovode. Banorët bëjnë thirrje që të merren masa, për vitin që vjen, pasi kjo gjë do t’i kthejnë pas dhe ata zgjedhin të vizitojnë vendin.

 

Të Fundit