E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Bota

Mjekët i dhanë 2 vite jetë legjendës së regbisë, bashkëshortja nuk mban lotët: Ai më thotë gjej dikë tjetër, je e re

Bashkëshortja e legjendës së regbisë, Rob Burrow nuk i mban dot lotët kur tregon se ai e nxit atë që të gjejë dikë tjetër kur ai të vdesë. Baba i 3 fëmijëve, Rob u diagnostikua me sëmundje të neuroneve motorike që prek nervat në tru dhe palcën kurrizore në muajin Dhjetor të 2019-ës dhe thotë se ai është ende gjallë për shkak të bashkëshortes së tij, Lindsey, 39 vjeç.

“Ai gjithmonë thotë: “Gjej dikë tjetër, ti je ende e re. Nuk do të ketë kurrë njeri tjetër. Askush nuk mund ta zërë vendin e Robit. Është një klishe, apo jo – dashuri me shikim të parë, por mendoj se është e vërtetë”, thotë bashkëshortja e Rob Burrow.

Në foto: Rob Burrow në vitin 2010

40-vjeçari Rob nuk mund të ecë më ose të flasë dhe duhet të komunikojë përmes një tastiere të kontrolluar nga sytë, por çifti ende arrijnë të bëjnë shaka dhe të qeshin së bashku. Rob është një nga më të mëdhenjtë e ligës së regbisë, pasi ka fituar tetë finale të mëdha të Superligës me Leeds Rhinos dhe 20 ndeshje ndërkombëtare.

Por tre vjet më parë atij iu tha se mund të ketë vetëm një vit, maksimumi dy, për të jetuar. Ai tha për prestigjiozen “The Mirror” se do të “luftonte deri në frymën e tij të fundit” për të parë fëmijët e tij, Macy 10 vjeç, Maya 7 vjeç dhe Jackson 3 vjeç, teksa rriten.

Në foto: Rob Burrow në një udhëtim familjar me gruan e tij Lindsey dhe tre fëmijët e tyre

“Nuk mund të kërkoja ndihmë më të mirë se gruaja ime e bukur Lindsey. E di që kur të martohesh thua se do të jeni bashkë në sëmundje dhe në shëndet. Ajo është superheroina ime dhe nuk mund të jetoja pa ndihmën e saj për gjithçka. E dua shumë”, thotë ai.

Nga ana tjetër, Lindsey thotë se është shumë me fat që është bashkëshortja e Robit.

“Jam shumë me fat që jam gruaja e Robit, pavarësisht situatës në të cilën ndodhemi. Duhet të bëjmë më të mirën dhe të shijojmë çdo moment që kemi së bashku. Por është shkatërruese, është zemërthyese”, tregon ajo.

Çifti u martuan në vitin 2006./tvklan.al

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑