Ministrja Gjonaj: Me reformën u rikthyem qytetarëve besimin te sistemi i drejtësisë

Projektimi i reformës në drejtësi ishte domosdoshmëri për një ndryshim thelbësor për të patur një sistem drejtësie të aksesueshëm për të gjithë, të drejtë, të paanshëm dhe transparent. Në Ditën Kombëtare të Drejtësisë, ministrja Etilda Gjonaj theksoi se edhe pse u përball me sfida të vazhdueshme, reforma u kthye në një arkitekturë të re institucionale të sistemit të drejtësisë.

Ministrja Gjonaj vërejti se pamundësia tërësore e ndjekjes së afateve kohorë ishte sa për arsye objektive, e ashtu edhe disa herë për mosmarrëveshje institucionale.

“Por, ka qenë dhe është vullneti i qëndrueshëm i qeverisë shqiptare dhe i Ministrisë së Drejtësisë, për të përmbushur pritshmëritë e të gjithëve për të rikthyer besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë, përmes rritjes së ndjeshme të eficencës së tij. Së fundmi, me miratimin e paketës së eficencës së sistemit të drejtësisë, për të siguruar funksionimin eficient të sistemit, garant për gjyqtarët dhe prokurorët në ushtrimin e veprimtarisë së tyre kushtetuese në përputhje me parimet më të mira ndërkombëtare”, tha ministrja.

Të Fundit