Ministria e Mbrojtjes: 4 mln $ bashkive për parandalimin e fatkeqësive natyrore

Ministria e Mbrojtjes i ka bërë ftesë të gjitha Bashkive të vendit që të aplikojnë për programin “Fondi i Menaxhimitë të Fatkeqësive Natyrore” për të përfituar një fond prej 4 milionë dollarësh.

Sipas ministrisë, ky fond mund të përfitohet nga të gjitha bashkitë të cilat duhet të paraqesin projektet e tyre për marrjen e masave parandaluese dhe rehabilituese ndaj fatkeqësive, në infrastrukturën e dëmtuar si dhe veprimtari të tjera në fushën e mbrojtjes civile.

Prioritet do të kenë projektet për parandalimin e fatkeqësive natyrore dhe ato me bashkëfinancim.

Ministria bën me dije se bashkitë kanë afat 30 ditë të paraqesin projektet e tyre, të cilat do të vlerësohen më pas nga Komiteti për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore, i cili do të shpallë dhe projektet fituese.

“Thirrje për projekte – 4 milionë dollarë bashkive për parandalimin e fatkeqësive natyrore

Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet Komitetit për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore i bën ftesë të gjitha Bashkive të vendit për të aplikuar për programin “Fondi për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore”.

Ky fond me vlerë totale 4 milionë $, mund të përfitohet nga të gjitha bashkitë të cilat duhet të paraqesin projektet e tyre për marrjen e masave parandaluese dhe rehabilituese ndaj fatkeqësive, në infrastrukturën e dëmtuar si dhe veprimtari të tjera në fushën e mbrojtjes civile”,-thuhet në njoftim

Të Fundit